Live

Qytetari nga Zaskoku i Ferizajt po ankohet se uji i turbullt po rrjedh nga çeshmja (VIDEO)

09:38 / 10 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Një qytetar nga Zaskoku i Ferizajt, është ankuar se nga çeshmja në shtëpinë e tij po del ujë i turbullt.

Ai thotë se që nga orët e hershme të mëngjesit është kjo gjendja dhe assesi uji nuk po kthjellet.

Po ashtu ka dërguar edhe pamje në redaksinë e Klankosova.tv.

I njëjti thotë se po e kanë të pamundur ta përdorin për nevoja personale.

Shpërndaje në

U Kopjua