Live

Rama: Kosova duhet ta ngrijë normalizimin me Serbinë, për të bërë hap gjigand drejt BE-së

16:01 / 21 Dhjetor 2024

Nga Kosova Live

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpërndarë sot në Facebook një pjesë të fjalimit të tij të mbajtur në Kuvendin e Republikës së Kosovës ku flet për procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe për aspiratat e Prishtinës zyrtare për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Rama ka thënë se Kosova duhet ta ngrijë dialogun dypalësh për normalizim me Serbinë dhe përmes dialogut vetëm me BE-në të bëjë hapin gjigant drejt anëtarësimit në BE.

“Kosova duhet ta ngrijë dialogun bilateral të normalizimit, për të hedhur një hap gjigand përpara drejt anëtarësimit në BE”, ka shkruar Rama.

Kryeministri shqiptar ka sugjeruar që Kosova të nis implementimin e njëanshëm të marrëveshjeve dhe obligimeve që dalin nga Dialogu, në mënyrë që të mos pritet se çfarë bën Serbia.

Rama ka thënë se kjo është një opinion vëllazëror dhe jo një leksion për Kosovën.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...