Live

Rama merr dekretin për mandatimin e qeverisë së re

13:43 / 12 Shtator 2025

Nga Kosova Live

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka marrë dekretin për qëllim mandatimin e qeverisë së re, nga presidenti Bajram Begaj.

Begaj pritet të mandatojë Ramën për kryeministër në mesditë, e më pas kabineti qeveritar duhet të kalojë në Kuvend për votim.

Më pas, Rama do t’i drejtohet përsëri Begajt me qëllim dekretimin e 16 emrave të kabinetit qeveritar.

Krejt në fund, të gjithë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë do të betohen përpara Presidentit të Republikës.

Shpërndaje në

U Kopjua