Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se është duke vazhduar transformimi i hapësirave në qytetet atje.
Në një postim në Facebook, Rama ka pohuar se qyteti i sotëm ishte Tirana, ku punuan për të ndryshuar hapësirat, për t’i shndërruar ato në gjelbërim.
“Nuk është aksion, po faza e parë e një transformimi të ri, për Tiranën e për të tjera qytete më të pastër, më të gjelbër, po edhe me njësi shërbimi më bashkëpunuese e më miqësore me komunitetin”, ka thënë Rama.