Live

Raporti i DASH: Cila ishte gjendja e të drejtave të njeriut në Kosovë gjatë vitit 2024?

10:41 / 13 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka publikuar të martën raportin më të ri lidhur me respektimin e të drejtave të njeriut në botë.

Në raportin për Kosovën ka përmendur se nuk ka pasur ndryshime të rëndësishme në situatën e të drejtave të njeriut gjatë vitit.

Për Qeverinë është thënë se ka marrë hapa të besueshëm, por jokonsistent në identifikimin, hetimin, ndjekjen penale dhe ndëshkimi e zyrtarëve që kanë kryer shkelje të të drejtave të njeriut.

Në përmbledhje të raportit thuhet se nuk pati raportime të besueshme për shkelje të rëndësishme të të drejtave të njeriut në Kosovë.

Raporti është për vitin 2024, ndërsa është përmendur edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ku është thënë se ka raportuar se ka qenë disa herë shënjestër e fushatave të shpifjeve, kur i ka mbrojtur gazetarët dhe mediat. 

Aty është thënë, po ashtu, se AGK-ja ka raportuar dhjetëra raste kur zyrtarë qeveritarë, liderë politikë, stafi gjyqësor, interesat biznesore, kriminelë të dyshuar, protestues dhe grupe fetare i kanë sulmuar fizikisht apo verbalisht gazetarët, duke ua dëmtuar pajisjet, apo duke kryer sulme kibernetike kundër mediave.

Shpërndaje në

U Kopjua