Live

Raportimet për arrestimin e dy kosovarëve në Serbi, MPJD: Jemi në pritje të konfirmimit zyrtar

13:15 / 26 Nëntor 2024

Nga Kosova Live

Autoritetet serbe u raportua se të premten kanë arrestuar  dy shtetas të Kosovës.

Siç u raportua, dy kosovarët nga Podujeva janë arrestuar nën dyshimin për “vjedhje të rëndë”.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës  kanë thënë se i  kanë dërguar kërkesë Qeverisë së Serbisë për të marrë detaje mbi këtë rast, përfshirë identitetin e personave të arrestuar dhe lokacionin ku ata janë duke u mbajtur.

“Në lidhje me këtë rast, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi, i ka dërguar tashmë Qeverisë së Serbisë, përmes Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë kërkesë formale për ta konfirmuar rastin si dhe ofruar detajet tjera relevante, përfshire identitetin e personave të arrestuar si dhe lokacionin ku janë duke u mbajtur”, thuhet në përgjigjen e MPJD-së.

Lidhur me këtë, MPJD njofton se janë njoftuar edhe Delegacioni i Bashkimit Evropian në Serbi dhe misionet diplomatike të vendeve të Quint-it të akredituara në Beograd.

Ministria shton se në momentin e konfirmimit të arrestimit të dy qytetarëve do të bëjë kërkesë për t’i vizituar ata në qendrën e paraburgimit ku po mbahen.

“Në momentin e konfirmimit, diplomatët e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi do të bëjnë kërkesë zyrtare për vizitën e tyre në qendrën e paraburgimit ku janë duke u mbajtur”, ka theksuar MPJD.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...