Live

Rasti në Shtërpcë: Staroviqi thotë se Policia e Kosovës ‘shpiku’ historinë që ia tha nënës së 11-vjeçarit

16:12 / 08 Janar 2023

Nga Kosova Live

Dhe duket se, pas fjalëve të nënës së 11-vjeçarit Stefan Stojanoviq që mbeti i plagosur në Shtërpcë, edhe narrativa e serbëve po intensifikohet drejt politizimit të rastit. Sekretari shtetëror në Ministrinë e Mbrojtjes, Nemanja Staroviq, ka bërë pretendime të paqëndrueshme së fundi.

Ishte vet e ëma e Stefanit, Zorica, e cila më herët kishte thënë se plumbi kishte goditur djalin e saj pasi ishte qëlluar fillimisht në asfalt. Pra, ishte plumb rikoshet. Por, Staroviqi thotë se kjo histori u krijua nga (sic) “ekstremistët shqiptarë” që ia kishin thënë Zoricës më pas.

“Në përpjekje për të justifikuar një atentat gjakftohtë, ekstremistët shqiptarë shpikën historinë e një plumbi rikoshet. Policia e Kosovës ia ka servirur rrëfimin nënës së 11-vjeçarit të plagosur për ta qetësuar, por djali më vonë ka konfirmuar se është shtënë direkt në të,” – është shprehur Staroviqi në Twitter.

Të njëjtën gjë e tha edhe nëna e Stefanit gjatë ditës së sotme duke kundërshtuar vete.

“Kam qenë në tronditje të plotë atë ditë dhe për të më qetësuar më kanë thënë se fëmija im nuk është qëlluar drejtpërdrejt, por në bisedën me Stefanin kam arritur në përfundimin se janë qëlluar me qëllim dhe se janë me fat që gjithçka përfundoi me lëndime.” – ka thënë ajo.

Ajo është arsyetuar më tutje se nuk ka qenë në vendin e ngjarjes, dhe se fillimisht, ka deklaruar informacionet që arritën tek ajo, pasi familjarët dhe miqtë dashën ta qetësojnë “duke zbutur situatën”.

“Faleminderit të gjithëve që donin të na ndihmonin dhe të më mbronin si nënë, sepse isha në stres të madh dhe isha shumë i frikësuar, faleminderit Zotit që gjithçka përfundoi mirë dhe tani e di që ishte një tentativë vrasje.” – citohet të ketë thënë ajo.

Shpërndaje në

U Kopjua