Live

Refuzimi i ftesës së Prokurorisë nga kryeministri, Miftaraj: Kurti po sillet si prokuror

18:48 / 20 Dhjetor 2024

Nga Kosova Live

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti ka refuzuar sërish ftesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës për t`u intervistuar si dëshmitar.

Miftaraj ka vlerësuar  kryeministri Kurti po sillet si prokuror, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka ironizuar me veprimi e shefit të ekzekutivit duke thënë se nuk është keq që Kurti t`i marrë kompetencat e prokurorisë dhe t`i intervistojë prokurorët.

“Albin Kurti pasi po sillet si prokuror nuk eshte keq me marr edhe kompetenca dhe pergjegjesi nga Kodi Penal i Kosoves dhe me zhvillu hetime ndaj prokuroreve te Prokurorise Speciale. Le ta zbaton kapitullin e veprave penale kunder administrimit te drejtësisë”, ka shkruar Miftaraj.

Ai la thënë se prokurorët nuk duhet të frikësohen.

“Pasi prokuroret nuk e zbatojne kete kapitull kurre ne praktike per te ruajtur integritetin e procedures penale, se paku dikush te zbaton, mos te mbetet vetem si dekor ne Kod Penal. Arbirtraritetin ta dergojme deri ne fund. P.S. Prokuroret tane per pese vite kane mundur te marrin mesime nga prokuroret ne Gjykaten Speciale ne Hage se si ruhet integriteti i procedures penale dhe gjyqesore ne Hage. Normal per kete duhet prokuror qe nuk tuten prej hijes se tyre dhe nuk kane rene ne dashuri përsëri”, ka shkruar Miftaraj.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...