Live

Rëndohet bilanci i viktimave të aksidentit në aksin Levan- Vlorë, vdes edhe pasagjeri

11:17 / 02 Shtator 2025

Nga Kosova Live

Është rënduar bilanci i viktimave të aksidentit të ndodhur pasditen e së hënës në aksin Levan- Vlorë në afërsi të fshatit Panaja në Shqipëri.

Policia e Vlorës ka konfirmuar për A2 CNN se pas drejtuesit të kamionçinës i cili humbi jetën në vendin e ngjarjes, ka ndërruar jetë tashmë edhe pasagjeri.

Ai u dërgua në gjendje të rëndë në spital, por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra, transmeton Klankosova.tv.

Shpërndaje në

U Kopjua