Për të shtunën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje lokale shqote e bore që nga orët e para të 24-orëshit, kryesisht në Rrafshin e Kosovës, ndërsa në pjesë të Rrafshit të Dukagjinit, gjasa më shumë për reshje shiu.
Reshjet në pjesën e parë të ditës pritet të dobësohen, ndërsa gjatë pasdites gradualisht do të ndërpriten.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe dhe lokalisht pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-51 km/h.
Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të lëvizin prej 0 deri në 2°C, ndërsa ato maksimale prej 1 deri në 5°C.