Gjatë një interviste të dhënë së fundmi, ylli i muzikës pop, Rihanna ka pranuar se ndihet shumë e lumtur për raportin që gëzon me të dashurin miliarder Hassan Jameel.
“Kam qenë në një lidhje të qetë dhe ka shkuar çdo gjë shumë mirë, ndaj jam shumë e lumtur për këtë”, u shpreh artistja në një intervistë ekskluzive.
Prej kohësh marrëdhënia e saj dhe Hassan ka qenë në qendër të mediva rozë për shkak të zyrtarizimit të lidhjes së tyre.
Ata janë fotografuar herë pas here nga paparacët duke darkuar në restorante luksoze në New York.
Kujtojmë se dyshja nisi të njihej në vitin 2017 dhe që prej atij momenti, pavarësisht spekulimeve të ndryshme, nuk janë ndarë nga njëri-tjetri.