Live

Rinia për Vetëvendosje me aksion kundër Ramës: Prodhues i filmave vizatimor

11:45 / 20 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Një aksion simbolik, Rinia për Vetëvendosje e Qendrës së Prishtinës ka organizuar lidhur me qeverisjen e kryetarit të Prishtinës, Perparim Rama, duke e quajtur “animator”.

Ata kanë theksuar se potencialin e tij si kryetar komune është si një prodhues i mirë i filmave vizatimor dhe vizatimeve të bukura.

Në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje, theksohet se Rama ka treguar kreativitet në këtë fushë për tri vite me radhë dhe se vazhdon të kontribuojë edhe në vitin e fundit të mandatit të tij.

“Me një aksion simbolik, Rinia për VETËVENDOSJE! e Qendrës së Prishtinës, i përkujtuam kryetarit Perparim Rama se ka potencial të madh për të qenë një prodhues i mirë i filmave vizatimor dhe i vizatimeve të bukura. Këtë e ka dëshmuar tash e 3 vite, këtë po vazhdon ta bëjë edhe sot kur i kanë mbetë vetëm edhe 1 vit mandat”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Shpërndaje në

U Kopjua