Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka pohuar se Kosova e ka humbur këtë vit shansin për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka thënë se institucionet vendore do të duhej të dërgonin në Gjykatën Kushtetuese draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, kjo si hap i vendosur për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Rohde tha se si të bëhet ky hap do të vazhdohet para për anëtarësimin e Kosovës për të cilin është pozitiv.
“E kemi thënë sapo që të bëhet ky hap i parë duke ia dërguar gjykatës suaj (Gjykatës Kushtetuese) për shqyrtim, dhe ne 100 për qind do të respektojmë vendimin e Gjykatës. Ne do të kemi një takim të jashtëzakonshëm në Këshillin e Evropës dhe do të shtyjmë për anëtarësim, dhe jam i bindur se Kosova do të kalojë”, u shpreh Rohde.