Live

Rohde: Gjermania mbështet plotësisht synimin e Kosovës për anëtarësim në KE 

16:24 / 29 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde përmes një postimi në ‘Twitter’ ka bërë të ditur se Berlini zyrtar mbështet plotësisht synimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Pas takimit që ka pasur sot bashkë me zyrtarë të Këshillit të Evropës dhe me deputetë të Kuvendit të Kosovës, Rohde ka theksuar edhe njëherë mbështetjen e Gjermanisë për Kosovën.

“Unë nënvizova mbështetjen e plotë të Gjermanisë për Republikën e Kosovës në synimin për anëtarësim në Këshill të Evropës ”, ka shkruar Rohde.

Shpërndaje në

U Kopjua