Live

Rrahën një burrë, arrestohen dy femra në Suharekë

12:10 / 15 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Dy femra janë arrestuar në Rahovec në dyshimin se e kanë sulmuar fizikisht një burrë.

Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se si pasojë e dhunës, viktima mashkull kosovar kishte pranuar edhe tretman mjekësor.

Të dyshuarat janë dërguar në mbajtje për 48 orë me vendim të prokurorit.

“Rahovec / 14.08.2025 – 19:30. Janë arrestuar dy të dyshuara femra kosovare për shkak se e kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar i cili si pasojë e dhunës kishte pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Dy të dyshuarat pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, njofton PK.

Shpërndaje në

U Kopjua