Live

Rrahja barbare e dy të miturve shqiptarë, Ademi: Tetova u trondit (VIDEO)

08:39 / 05 Shtator 2025

Nga Kosova Live

Mbi 20 tifozë të “Vojvoda” kanë sulmuar dy nxënës shqiptarë të shkollës së mesme ekonomike, duke i rrahur barbarisht më 4 shtator në Tetovë.

Sipas viktimave, huliganët fillimisht i kanë fyer me sharje të rënda e më pas i kanë goditur pa pushim me grushte. Nga dhuna e ushtruar, nxënësit nuk mbajnë mend gjithçka që ka ndodhur.

Dy të miturit janë dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës me lëndime të rënda. Njëri ka hundën e thyer plotësisht, ndërsa tjetri ka të thyer brinjët dhe krahun e majtë, transmeton Klankosova.tv.

Lidhur me këtë, gazetari Nevrij Ademi për “Ora Shtatë” tha se Tetova ka qenë e qetë për disa kohë, dhe akti barbar tronditi të gjithë.

Sipas Ademit, tetë nga të dyshuarit mund të marrin masën e paraburgimit, derisa shton se Policia në Tetovë ka arrestuar dy burra dhe 16 të mitur.

Shpërndaje në

U Kopjua