Një mosmarrëveshje e çastit, ka eskaluar në përplasje fizike mes disa personave.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 18:14, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.
Lidhur me rastin, janë arrestuar tre të dyshuar, njëri nga ta shtetas i Shqipërisë, njofton Policia transmeton Klankosova.tv.
“Të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor . Dy si të dyshuar të tjerë pjesëmarrës në rast janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë me targa të Shqipërisë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të njëjtit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.
Rasti është iniciuar si “Sulm”.