Live

Rrahu policët dhe kërcënoi zyrtarët e KEDS, policia ia bastis shtëpinë të dyshuarit në veri- Gjendet sasi e madhe e kriptovalutave

20:04 / 18 Dhjetor 2024

Nga Kosova Live

Policia e Kosovës ka arrestuar një banorë në lagjen Kroi i Vitakut në Mitrovicë të Veriut pasi që i njëjti ka kërcënuar zyrtarët e Kompanisë Kosovare për Distribuimin e Energjisë Elektrike (KEDS) dhe sulmuar zyrtarët policiorë.

“Me datën 18.11.2024 njësitë policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë- Mitrovicë Veri, në kuadër të detyrave të rregullta gjersa ishin duke asistuar zyrtarët e Kompanisë Kosovare për Distribuimin e Energjisë Elektrike (KEDS) për vendosjen e njehsorëve të energjisë elektrike në lagjen Kroi i Vitakut janë kanosur nga një banor (R.R.) i lindur më 1986. Pas kërcënimeve te vazhdueshme dhe sulmit ndaj zyrtareve policorë, i dyshuari është arrestuar”.

Pas këtij sulmi një zyrtar policor ka pranuar trajtim mjekësor pasi ishte goditur me mjet të fortë.

“Një zyrtar policor ka pranuar tretmanin mjekësor pasi ishte goditur me mjet të fortë. Mbi dyshime te bazuara dhe te arsyeshme njësitë policore kanë kryer bastisje në shtëpinë e personit ku kanë gjetur një sasi të konsiderueshme të mjeteve për prodhimin e kriptovalutave (RIGA) të cilat janë sekuestruar dhe janë dërguar në terminalin doganor”.

Me aktvendim të prokurorit i dyshuarit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur Prokurorit të rastit, ku pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit i dyshuari dërgohet ne mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...