Live

Rrëzohet avioni në Kolumbi, vdesin dhjetë persona

09:08 / 11 Janar 2025

Nga Kosova Live

Dhjetë persona, përfshirë pesë anëtarë të së njëjtës familje kanë vdekur pasi një aeroplan i vogël u rrëzua në veriperëndim të Kolumbisë. Guvernatori i provincës Antioquia, Andrés Julián Redon, njoftoi se asnjë i mbijetuar nuk u gjet në rrënojat.

Avioni u ngrit të mërkurën nga Jurado, një qytet në provincën e varfër të Choco, pranë kufirit me Panamanë, me destinacion Medellín. Kontrollorët e trafikut ajror humbën kontaktet me të atë pasdite. Një hetim për shkakun e rrëzimit tashmë është duke u zhvilluar. Mes viktimave ishin tre të mitur dhe dy anëtarë të ekuipazhit.

Në shumë zona të izoluara të Kolumbisë, transporti bëhet me avionë të vegjël privatë dhe aksidentet janë një dukuri e shpeshtë. Në vitin 2023, katër fëmijë të vegjël u gjetën të gjallë pasi mbijetuan 40 ditë në xhunglën e Amazonës pasi avioni në të cilin ndodheshin u rrëzua. Fëmijët ishin të vetmit të mbijetuar dhe historia e tyre bëri bujë në mbarë botën.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...