Live

Rritja e tatimit në pronë, Smajl Latifi: Komuna nuk ka pasur dhe nuk do të ketë asnjë ndikim në rritjen e faturave të tatimit në pronë

10:53 / 25 Janar 2023

Nga Kosova Live

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka reaguar ndaj shqetësimeve të qytetarëve për rritjen e çmimit të tatimit në pronë.

Përmes një deklarate publike të postuar në faqen e tij në Facebook, Latifi ka për qëllim t’u sqarojë qytetarëve të komunës lidhur me këtë proces.

“Bazuar në dispozitat e Ligjit në fuqi për Tatimin në Pronën e Paluajtshme (neni 17 i Ligjit nr. 06/005 dhe UA MF-Nr. 08/2019), Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve përmes mekanizmit të saj është autoriteti i vetëm kompetent për vlerësimin e pronave, ndërsa komuna jonë sipas të njëjtit Ligj, cakton përqindjen e tatimit në pronë në bazë të vlerësimit të Ministrisë”, shpjegon Latifi, i cili po ashtu përmend se kjo komunë e ka të caktuar përqindjen më të ulët të mundshme të tatimit në pronë.

“Prandaj, për hir të së vërtetës, dua të informoj qytetarët e Rahovecit, se komuna nuk ka pasur dhe nuk do të ketë asnjë ndikim në rritjen e faturave të tatimit në pronë, por rritja ka ardhur si pasojë e rivlerësimit të pronave të cilin e ka bërë Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, si i vetmi autoritet kompetent”, shkruan kryetari i Rahovecit.

Latifi në postimin e tij ka publikuar dhe vendimet komunale, raportin e vlerësimit të përgjithshëm për prona rezidenciale për Komunën e Rahovecit, dokumentin e përgatitur nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...