Live

Rrustemi i LVV-së: Kurti ua ka “hup topin” disa analistëve, për opozitë mos të flasim

16:29 / 22 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi, ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ua ka “humbur topin” disa analistëve, siç thotë populli sipas tij.

Ai tha se ata sa e kritikojnë për zbutje, kthehen e kritikojnë për insistim.

“Herë i kërkojnë ta shtyjë zbatimin e vendimit për targa. Herë i thonë, qëndro. Sa e kritikojnë për mos koordinim me ndërkombëtarët. Kthehen e kritikojnë pse po koordinohet me Amerikë”, shkroi ligjvënësi i pushtetit në Facebook.

“Kështu është kur në analiza nuk kanë qëndrime të tyre. Për opozitën mos të flasim”.

Shpërndaje në

U Kopjua