Live

Rutte: Duhet të sigurohemi që Putini të mos përpiqet kurrë ta sulmojë përsëri Ukrainën

21:34 / 22 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha të premten se marrëveshja e garancive të sigurisë për Ukrainën do të përbëhet nga dy pjesë: forcimi i ushtrisë së Ukrainës dhe angazhimet nga ShBA-ja dhe Evropa që synon pengimin e Rusisë në rast të një agresioni të ardhshëm.

Mbështetja e NATO-s për Ukrainën mbetet “e palëkundur” dhe “vazhdon të rritet”, tha Rutte gjatë një vizite në Kiev.

Pas takimit me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, Rutte tha se ka plane të tjera për të siguruar fonde nga NATO për të siguruar “një rrjedhë thelbësore të armëve vdekjeprurëse amerikane në Ukrainë”.

Pas takimit shumëpalësh të së hënës në Shtëpinë e Bardhë, Rutte tha se presidenti i ShBA-së, Donald Trump, e bëri të qartë se “Shtetet e Bashkuara do të përfshihen vërtet në ofrimin e garancive të sigurisë për Ukrainën”.

“Tani po punojmë së bashku – Ukraina, evropianët, Shtetet e Bashkuara – për t’u siguruar që këto garanci sigurie janë të një niveli të tillë që Vladimir Putin, i ulur në Moskë, nuk do të përpiqet kurrë ta sulmojë përsëri Ukrainën”, tha Rutte në një konferencë për shtyp, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv.

Shpërndaje në

U Kopjua