Live

Sa kushton larja e një aeroplani dhe sa herë në vit pastrohen ata?

10:44 / 28 Shtator 2019

Nga Kosova Live

Ashtu si makinat, edhe aeroplanët pluhurosen dhe duhen pastruar pas një kohe.

Në varësi të madhësisë së aeroplanit dhe lëvizjeve të tij, një aeroplan i madh lahet një herë në 6 ose 8 javë.

Kjo gjithsesi varet nga politikat e kompanisë dhe nuk është e detyrueshme.

Larja e një aeroplani të madh mund të zgjasë deri në 8 orë dhe për larjen e tij përdoren detergjentë specialë, si dhe furça të mëdha të ndërtuara për të larë aeroplanët.

Kompanitë nuk tregojnë së sa paguajnë për larjen e një aeroplani, por duke parë online, çmimi për larjen e jashtme të një aeroplani të madh me dy motorë është rreth 600 dollarë, polirimi 2,500 dollarë si dhe pastrimi i brendësisë rreth 350 dollarë.

Shpërndaje në

U Kopjua