Sabit Januzi është shprehur i penduar në Hagë lidhur me veprat për të cilat sot u deklarua fajtor.
Ai tha se nuk i vjen mirë për gjerat që i ka bërë gjatë asaj kohe, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Duke marrë parasysh rastisë së takimi im me dëshmitarin e Prokurorisë është në fakt përben pengim të drejtësisë, normal që nuk me vjen mirë për atë gjë për shkak se ndoshta nuk jam jurist dhe nuk e kam marrë parasysh atë gjë me kohë, por nuk me vjen mirë për gjestin që kam bërë”, tha Januzi.
Ai pohoi se e kupton që sjellja e tij ishte e gabuar dhe se të njëjtat gjera nuk do i bënte serish.
Tani kur e kuptoj rëndësinë e saj, sigurisht që nuk do ta bëjë”, tha Januzi.
Përpara kësaj avokati i Jonuzit Jonathan Elystan Rees tha se klienti i tij ndjehej i penduar për atë që ka bërë dhe këtë gjë e ka reflektuar gjatë kohës sa ka qenë në paraburgim.
Prokurorja propozoi disa ndryshime të vogla në marrëveshjet për tre të akuzuarit.
Kryegjqytarja ftoi mbrojtësit të bëjnë parashtrime në mënyrë që të vendoset për këtë pjesë.
Ndryshe, nesër pritet të mbahet seanca për marrëveshjen e fajësisë ndaj Ismet Bahtijarit duke filluar nga ora 13:00.