Live

Salvadori e dënon sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit, Osmani i falënderon për mbështetjen

21:35 / 03 Dhjetor 2024

Nga Kosova Live

Qeveria e Salvadorit e ka dënuar ashpër sulmin mbi kanalin e ujit të Ibër-Lepencit.

“Qeveria e El Salvadorit, përmes Ministrisë së Jashtme, e dënon ashpër sulmin terrorist të kryer më 29 nëntor, në kanalin e ujit në Zubin Potok, në veri të Kosovës, i cili përbën një nga burimet më të rëndësishme për furnizimin me ujë dhe energji elektrike në vend. El Salvadori solidarizohet me të gjithë njerëzit që janë prekur nga sulmi në Kosovë. Gjithashtu, shpreson që ky sulm të hetohet dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë.”, thuhet në reagimin e qeverisë së Salvadorit.

Me anë të një postimi në “X”, presidentja Osmani e ka falënderuar Qeverinë e Salvadorit për solidarizimin dhe mbështetjen për Kosovën

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...