Live

Seanca për konstituim: “Të gjithë deputetët e zgjedhur duhet të jenë të pranishëm dhe të votojnë”

13:38 / 08 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendi sot që Kryetari i Kuvendit duhet të zgjedhet përmes votimit të hapur dhe një kandidat mund të votohet në këtë proces vetëm tri herë – ndërsa konstituimi të përmbyllet brenda 30-ditësh.

Ky institucion ka urdhëruar njëzëri që në seancën për zgjedhjen e kryetarit, të gjithë deputetët e zgjedhur duhet të jenë të pranishëm dhe të votojnë, raporton Klankosova.tv

“TË URDHËROJË, njëzëri të gjithë deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës, që në pajtim me nenin 4 [Forma e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit], nenin 7 [Vlerat] dhe nenin 74 [Ushtrimi i Funksionit] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës gjatë procedurës së zgjedhjes së Kryetarit/es dhe nënkryetarëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës të jenë të pranishëm dhe të votojnë;”

Shpërndaje në

U Kopjua