Live

Sekuestrohen 50 fishekë nga valixhja e pasagjerit në Aeroportin e Prishtinës

08:50 / 06 Janar 2025

Nga Kosova Live

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, në valixhen e një personi janë gjetur 50 fishekë.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, ku ka bërë me dije se nga i dyshuari është sekuestruar municioni.

“Është raportuar se në valixhen e të dyshuarit mashkull kosovar në arritje oficerët e doganës kanë gjetur 50 fishek. Nga i dyshuari është sekuestruar municioni dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...