Live

Selimi publikon foton e vjetër të Kurtit: Ishte 100 për qind gabim

10:02 / 27 Nëntor 2024

Nga Kosova Live

Petrit Selimi, analist, ka publikuar një fotografi të kryeministrit Albin Kurti, e cila fotografi është e kohës së para pavarësisë.

Selimi ka rikujtuar që Kurti atëbotë ishte i bindur se nuk do të kishte pavarësi.

“Ajo koha e vjetër, kur Albin Kurti po e ndiqte ekipin “gjallë a vdekur” të Kosovës, Veton Surroin, Bajram Kosumin, Hashim Thaçin, Fatmir Sejdiun, Lutfi Hazirin, Nexhat Dacin, për shkak të negociatave me Ahtisaari-n. Kurti ishte 100 për qind i bindur se nuk do të kishte pavarësi. Shih ti, ai ishte 100 për qind gabim” – ka shkruar, ndër të tjera, Selimi.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...