Live

Serbia kundër SHBA-së e BE-së, thotë se projektligjet për serbët në Kosovë s’i shkelin zotimet e dialogut

15:29 / 01 Nëntor 2024

Nga Kosova Live

Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë, i ka kundërshtuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës e Bashkimin Evropian, se me dy projektligjet e saj për Kosovën po shkel detyrimet nga dialogu.

Ministria ka thënë se përkundër kritikave të ndërkombëtarëve, s’ka shkelur zotimet e dala nga dialogu, derisa është munduar të arsyetojë se do vetëm përmirësim të jetesës së njerëzve, raporton gazeta online Reporteri.net.

“Legjislacioni në fjalë është në të vërtetë për mbrojtjen e të drejtave dhe sigurinë shoqërore të popullit serb në Kosovë, duke qenë në linjë me përkushtimin tonë më të gjerë për stabilitet në rajon. Edhe me rezolutën e Kombeve të Bashkuara, të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme, përmes së cilës BE-ja mori rolin e ndërmjetësuesit në dialog, thuhet se dialogu duhet të ketë synim përmirësimin e jetës së njerëzve. Me masat e propozuara, Beogradi kërkon të arrijë pikërisht këtë qëllim – të përmirësojë kushtet e jetesës dhe kualitetin e jetës së serbëve në Kosovë”, thuhet në reagimin e MPJ-së serbe në platformën X.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian e patën kritikuar ditët e fundit Serbinë për këto vendime.

Ato thanë se Serbia ka shkelur detyrimet nga dialogu i Brukselit duke miratuar projektligjin për, siç e quajti ajo, organizimin dhe kompetencën e autoriteteve gjyqësore serbe në ndjekjen e veprave penale të kryera në territorin e Kosovës, dhe projektligjin tjetër.

Ndërsa sot, Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë, ka thënë se Projektligji i Serbisë për shpalljen e Kosovës zonë të mbrojtjes së veçantë dhe për organizimin e juridiksionit të saj në çështje penale në Kosovë, shkel detyrimet e saj të Dialogut të arritura në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Qeveria serbe të hënën miratoi projektligjin për juridiksionin gjyqësor në Kosovë dhe atë për shpalljen e Kosovës “zonë të mbrojtjes së veçantë sociale”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...