Live

“Sfida e Supermenit” në TikTok, Imri Ahmeti del me një apel për prindërit e mësimdhënësit

18:19 / 04 Dhjetor 2024

Nga Kosova Live

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka bërë një apel për prindërit dhe personelin arsimor që të kenë kujdes me nxënësit pasi kohëve të fundit është rritur numri i nxënësve të lënduar si pasojë e një loje e quajtur “Sfida e Supermenit” në TikTok.

Në njoftimin dërguar medieve, kryetari i Lipjanit ka kërkuar kujdes edhe nga vetë nxënësit, pasi sfida konsiderohet tejet e rrezikshme.

“Ditëve të fundit jemi informuar për rritjen e numrit të nxënësve, fëmijëve të lënduar si pasoj e një lojë të re dhe të rrezikshme që është shfaqur në platformën TikTok, duke rezultuar në lëndime fizike për shumë adoleshentë. Loja quhet Sfida e Supermenit dhe përfshin hedhjen me njërën dorë përpara, duke imituar personazhin Superman. I bëjmë thirrje të gjithë prindërve: Kujdesuni për përmbajtjet që fëmijët ndjekin në platformat sociale dhe ndihmojini të kuptojnë pasojat e mundshme fizike dhe emocionale që mund të shkaktojnë këto lojëra”, thuhet në njoftim.

Sfidat e tilla jo vetëm që dëmtojnë shëndetin tuaj, por mund të rrezikojnë edhe jetën tuaj, ka shtuar më tutje ai.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...