Kandidati i Nisma’s për deputet, Endrit Shala ka njoftuar se sonte me kryetarin e kësaj partie, Fatmir Limaj dhe kandidatin për deputet, Vesel Krasniqi kanë takuar qytetarët e lagjes “Hani i Dilit” në Prishtinë.
Ai tha se në këtë takim kanë diskutuar për sfidat dhe mundësitë për Kosovën.
“Diskutuam për sfidat dhe mundësitë për Kosovën tonë, e cila është një vend me potencial të jashtëzakonshëm që kërkon veprime konkrete për zhvillim ekonomik dhe mirëqenie për të gjithë. Prishtina, si zemra e Kosovës, mbetet pikënisja e çdo ndryshimi pozitiv.
Frymëzuar nga bashkëbisedimi i sotëm, mbetemi të përkushtuar për të sjellë zgjidhje reale dhe për të ndërtuar një Kosovë më të fuqishme dhe më të drejtë”, shkroi Shala në Facebook.
Postimi i plotë:
Sonte me kryetarin Limaj dhe kandidatin për deputet z.Vesel Krasniqi, patëm kënaqësinë të takojmë qytetarët e lagjes “Hani i Dilit” në Prishtinë.
Diskutuam për sfidat dhe mundësitë për Kosovën tonë, e cila është një vend me potencial të jashtëzakonshëm që kërkon veprime konkrete për zhvillim ekonomik dhe mirëqenie për të gjithë. Prishtina, si zemra e Kosovës, mbetet pikënisja e çdo ndryshimi pozitiv.
Frymëzuar nga bashkëbisedimi i sotëm, mbetemi të përkushtuar për të sjellë zgjidhje reale dhe për të ndërtuar një Kosovë më të fuqishme dhe më të drejtë!
E.SH
#veçVEPRA #NismaSocialdemokrate #fatmirlimaj2 #endritshala22 #veselkrasniqi20 #prishtina