Live

Shala i PDK-së: Projekti “Superpuna” duhet të hetohet dhe auditohet menjëherë, ka shumë dyshime!

09:37 / 25 Nëntor 2024

Nga Kosova Live

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka thënë se projekti “Superpuna” ka plot dyshime dhe si i tillë duhet të hetohet menjëherë. 

Shala ka shtruar disa pyetje publike për ministrinë e Financave lidhur me këtë projekt.

“Projekti “Superpuna” është një tjetër shembull flagrant i shkeljes ligjore dhe keqpërdorimit financiar nga ana e Ministrisë e Financave. Ky projekt u krijua dhe u zbatua në mënyrë të dyshimtë, duke anashkaluar bazën ligjore dhe kriteret që rregullojnë funksionimin e Zyrave të Punësimit në Kosovë. Përmes një sekretariati të emëruar politikisht, u shmangën institucionet e rregullta dhe u injoruan plotësisht procedurat ligjore.
Në një kohë kur mandati qeveritar po përfundon, dhe miliona euro janë shpenzuar në mënyrë të paqartë, po dalin në dritë afera të shumta korruptive. Tani, në përpjekje për të shmangur përgjegjësinë, Ministria e Financave po tenton t’ia kalojë këtë projekt Zyrave të Punës në nivel lokal.
Çështja është se pse nuk u përfshinë Zyrat e Punës që në fillim?
Kush e ka udhëhequr këtë projekt dhe si?
A ka pasur ndonjë mekanizëm llogaridhënës dhe a është audituar projekti?
Sa miliona euro janë shpenzuar deri më tani?
Pse është ndërruar vendimi i parë për themelimin e Sekretariatit të Superpunës?
A është dashur që Agjencia e Punësimit të Kosovës, permes Zyrave të Punësimit, të monitorojë zbatimin e skemës?
A duhet Agjencia e Punesimit dhe ZP-të ta pranojnë këtë projekt të dyshimtë tash në fund të mandatit dhe projektit?
Kjo situatë kërkon transparencë të plotë. Çdo cent i shpenzuar duhet të hetohet dhe përgjegjësit duhet të japin llogari. Projekti “Superpuna” nuk mund të shërbejë si platformë për keqpërdorim të resurseve publike dhe duhet të auditohet dhe hetohet menjëherë” shkruan Shala në reagim.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...