Live

Sheholli: KFOR-i ka refuzuar kthimin e trupave serbe në Kosovë, siç kërkoi Serbia

22:47 / 06 Janar 2023

Nga Kosova Live

Drejtuesi i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli, ka folur për Gazeta Blic për përgjigjen e KFOR-it ndaj Serbisë, për kthimin e 1 mijë ushtarëve serbë në Kosovë.

Sipas tij, përgjigja e KFOR-it është që trupat serbe nuk mund të kthehen në Kosovë.

“Në bazë të informacionit nga zyra e Institutit për afirmimin e marrëdhënieve ndëretnike në Beograd, sonte kemi kuptuar se KFOR-i i ka dërguar përgjigje presidentit të Serbisë Vuçiq lidhur me kërkesën e tij për kthimin e 1000 ushtarëve serbë në Kosovë. KFOR-i ia ka dhanë mundësinë Vuçiqit që ai vetë t’ia bëjë publike popullit serb në Serbi. Përgjigja e KFOR-it është që personeli serb nuk mund të kthehet në Kosovë”, ka thënë Sheholli.

Shpërndaje në

U Kopjua