Policia e Kosovës e ka shoqëruar në stacion shtetasin e Shqipërisë, i cili sot e shkeli më këmbë flamurin e Kosovës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Ai tani është duke u intervistuar. Më pas prokurori pritet të vendos se çfarë vepre do të klasifikohet ky rast”, ka thënë ajo.