Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka bërë të qartë qëndrimin e tij mbi integritetin territorial të vendit, duke deklaruar se Ukraina nuk do të dorëzojë territore në Donbass.
Në një konferencë shtypi pas një bisede telefonike me presidentin amerikan Donald Trump, Zelensky tha:
“Çdo çështje që lidhet me integritetin territorial të Ukrainës nuk mund të diskutohet pa marrë parasysh kushtetutën tonë dhe vullnetin e popullit.”
Duke iu përgjigjur pyetjes nëse ekziston mundësia e dorëzimit të territoreve ndaj Rusisë, ai shtoi: “Sa i përket integritetit tonë territorial, vendimi përfundimtar do të merret në nivel liderësh. Pa Ukrainën në tryezë, nuk mund të arrihet ndonjë marrëveshje. Qëndrimi im nuk ndryshon!”
Ky mesazh i fortë nënvizon faktin që Ukraina kërkon të jetë aktore kryesore në çdo diskutim mbi territoret e saj dhe se asnjë kompromis i imponuar nuk do të pranohet.