Live

Shkon në 151 numri i të vdekurve nga përplasja e aeroplanit në Kore të Jugut

09:45 / 29 Dhjetor 2024

Nga Kosova Live

Ka shkuar në 151 numri i të vdekurve nga përplasja e aeroplanit në aeroportin në Muan të Koresë së Jugut, raporton “BBC”.

Aeroplani i “Jeju Air” me 181 persona në bord u përplas për një mur rrethues ndërsa doli nga pista e aeroportit. Aeroplani shpërtheu në zjarr.

Dy persona kanë mbijetuar, të dy pjesëtarë të ekuipazhit, ndërsa besohet se 179 të tjerë kanë humbur jetën.

Nga të vdekurit, 71 janë burra e 71 gra, ndërsa gjinia e 9 të tjerëve s’ka mundur ende të konfirmohet për shkak të dëmtimit të trupave, ka njoftuar Shërbimi i Zjarrfikësve i Koresë së Jugut.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...