Shërbimi Shtetëror i Emergjencave i Ukrainës ka bërë të ditur se është rritur numri i të vrarëve nga sulmi rus në Kiev.
Në përditësim thuhet se 18 persona janë konfirmuar të vrarë, katër prej të cilëve janë fëmijë, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.
Bëhet e ditur se po vazhdon puna për kërkimin e shumë persona të plagosur dhe të atyre që mund të jenë bllokuar në rrënojat në kryeqytetin e Ukrainës.