Të paktën tetë persona kanë humbur jetën, ndërsa 15 tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer në një treg perimesh në provincën veriore të Kinës, Hebei, rpaorton televizioni shtetëror CCTV.
Autoritetet po hetojnë shkakun e zjarrit në qytetin Zhangjiakou, i cili u shua pak më shumë se një orë pasi shpërtheu rreth orës 8:40 të mëngjesit.
Ky treg është hapur në vitin 2011 dhe shet artikuj që variojnë nga frutat dhe ushqimet e detit deri tek pajisjet elektronike, tha ofruesi i të dhënave të kompanisë Qichacha, raporton Reuters.