Sot në Bruksel do të mbahet Konferenca e 6-të ndërqeveritare me e Shqipërisë me BE për çështjen e integrimit.
Ashtu siç ishte paralajmëruar edhe më herët, Shqipëria pritet të hapë sot dhe 4 kapituj të tjerë të cilët i përkasin agjendës së gjelbër, shkruan A2cnn, transmeton Klankosova.tv.
Takimi do të drejtohet nga Marie Bjerre, ministrja për Çështjet Evropiane e Danimarkës, vend që mban presidencën e BE-së dhe kryeministri Edi Rama, i cili udhëtoi drejt Brukselit një ditë më parë.