Live

Shtiu me kallashnikov në aheng familjar, arrestohet 55-vjeçari në Lipjan

08:45 / 14 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Një 55-vjeçar është arrestuar dje në fshatin Medvec të Lipjanit, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar.

Sipas burimeve të Kosovalive, dje rreth orës 11:00, policia ka marrë informacion për të shtëna me armë, duke bërë që njësitë policore, hetuesit dhe forenzika të dalin menjëherë në vendngjarje.

Aty është identifikuar i dyshuari Ramadan Bungu, i cili kishte shtënë me një AK-47 të prodhimit kinez.

Nga vendi i ngjarjes janë sekuestruar arma, një karikator dhe 18 gëzhoja. Si pjesë e procedurës, policia ka marrë në pyetje edhe dëshmitarin A. B..

është iniciuar rasti për “Mbajtje në pronësi ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”, ndërsa ai është ndaluar për 48 orë.

Shpërndaje në

U Kopjua