Live

Situatë kaotike me mungesë të rrymës në disa zona të Dragashit

08:10 / 04 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Banorët e zonës së Gorës së Dragashit, javën e kaluar u përballën me mungesë të energjisë elektrike.

Ndër të tjera, sipas gazetarit korrespodent të “Ora Shtatë”, Nuhi Salihu, furnizimi me energji në disa pjesë të kësaj zone, ende nuk është funksional, transmeton Klankosova.tv.

“Kjo ka ngjallur shqetësim të madh te banorët, e sidomos te diaspora, pasi dihet që më shumë se 50% e banorëve të kësaj zone të komunës së Dragashit jetojnë në diasporë. Kjo situatë ka qenë kaotike për ta”, u shpreh gazetari.

Ai shton se zona e Dragashit, si në verë ashtu dhe në dimër, përballet me mungesë të vazhdueshme të energjisë elektrike.

Shpërndaje në

U Kopjua