Live

Sllovenia me sanksione, ia ndalon Dodikut hyrjen

14:56 / 11 Shtator 2025

Nga Kosova Live

Qeveria sllovene ka vendosur sanksione ndaj ish-Presidentit të Republika Swrpska, Milorad Dodik, duke i ndaluar atij në mënyrë efektive hyrjen në Slloveni. Vendimi kishte qenë në diskutim gjatë dy javëve të fundit, por u finalizua vetëm pasi qeveria kërkoi dhe shqyrtoi dokumentacion shtesë.

Sipas mediave sllovene, paketa fillestare e sanksioneve pritej të përfshinte edhe kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, por kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht, transmeton Klankosova.tv.

Më 1 gusht, Gjykata e Apelit e Gjykatës së Bosnjës dhe Hercegovinës mbështeti një vendim të shkallës së parë kundër Dodikut, duke e dënuar atë me një vit burgim dhe gjashtë vjet pamundwsi pwr mbajtjen e posteve publike. Vendimi u dha për mosrespektim të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë të bashkësisë ndërkombëtare në Bosnjw dhe Hercegovinw, Christian Schmidt.

Shpërndaje në

U Kopjua