Live

Slot: Kur rezultati ishte 2:2, pikërisht Jota-n doja ta inkuadroja

13:30 / 16 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Kampioni anglez, Liverpooli, fitoi dramatikisht takimin hapës të edicionit të ri të Premier Ligës.

Të Kuqtë po udhëhiqnin 2:0 ndaj Bournemouthit që barazoi shifrat dhe u desh një gol i vonshëm i Federico Chiesa-s që ta kthejë buzëqeshjen në tribuna.

Ndërkaq, trajneri Arne Slot ka thënë se pikërisht Diogo Jota do të ishte lojtari që ai do ta fuste në lojë teksa skuadra po e kërkonte golin e fitores.

“Kur rezultati ishte 2:2, e dini se cilin lojtari kërkoja për ta inkuadruar?… Diogo Jota-n. Por nuk munda. Për arsye të tmerrshme”, është shprehur strategu holandez.

Jota bashkë me vëllanë Andre Silvën humbën jetën tragjikisht më tre korrik të këtij viti pas një aksidenti me veturë.

Shpërndaje në

U Kopjua