Live

S’ndalen festimet me armë, në Gjakovë policia gjeti 49 gëzhoja në një aheng

09:48 / 18 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Të shtënat me armë në ahengje familjare nuk kanë të ndalur.

Së fundmi është raportuar se në qytetin e Gjakovës ka pasur të shtëna me armë. Pasi policia ka pranuar informatën ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka gjetur e konfiskuar 49 gëzhoja, kalibra të ndryshëm të cilat dyshohen se janë shkrepur gjatë festës.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Shpërndaje në

U Kopjua