Kryeministri në detyrë Albin Kurti është prononcuar sot për media rreth çështjet se konstituimit të Kuvendit, duke thënë se Kushtetuesja ka thënë se marrëveshjet duhet të bëhen mes grupeve parlamentare, dhe se mosmarrëveshjet nuk i zgjidh gjykata, shkruan Gazeta Express.
Ai ka thënë se hapa për zgjidhjen e situatës aktuale janë bërë nga ta, porse pala tjetër, duke i kritikuar partitë e ish-opozitës nuk kanë bërë të njëjtën gjë.
‘‘Ne kemi ofruar dy kompromise, i pari ka qenë me rastin e votimit të fshehtë nëse nuk zgjidhet me të parën Haxhiu atëherë ne do të sjellim një emër tjetër, dhe kompromisi i dytë ka qenë që të merremi vesh për paketën ku bën pjesë kryetari dhe nënkryetarët dhe më pastaj të kthemi të votimi i hapur, ne kemi bërë hapa nuk ka pasur hapa nga pala tjetër. Dhe mos harroni kur Kushtetuesja me aktgjykimin paraprak na patë me pikën e veçantë se marrëveshjet politike duhet të arrihet midis grupeve parlamentare se mosmarrëveshjet nuk i zgjidh gjykata, menjëherë dy partitë kryesore opozitare sërish dërguan lënë në Kushtetuese. Nëse gjykata thotë uluni e merruni vesh ti nuk shkon prapë në gjykatë me dërguar raste të tjera. Pra aktgjykimin ne e kemi respektuar, dhe jam unë që kam parashtruar letra për bashkëbiseduar, mirëpo deri tani siç e dini s’kemi pasur sukses’’, ka thënë ai.
Kurti ka thënë që, edhe pse i ka kompetencat e kufizuara ka punë aq sa ka pasur më herët e ndoshta edhe më shumë.
‘‘Ndërkohë unë i ka kompetencat e kufizuara, por përbesë nuk kam më pak punë se më herët, kam veçse më shumë punë. Kosova është stabile, Kosova po përparon por Kosova s’ka kuvend’’, ka thënë ai.