36-vjeçari, Rinor Spahiu, i cili mbeti i vdekur të premten si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe motoçiklete në Prishtinë, do të varroset sot.
Lajmin për varrimin e tij e bënë të ditur familjarët, derisa ceremonia e varrimit nis nga ora 13:00 në varrezat e Dragodanit, transmeton Klankosova.tv.
Lidhur me rastin, policia ka arrestuar një shqiptar me shtetësi gjermane, i dyshuar për shkaktimin e aksidentit fatal.
