Kryeministri britanik, Sir Keir Starme ka reaguar ndaj sulmit të Rusisë ndaj kryeqytetit ukrainas, Kievit, sulm ky i cili ndodhi gjatë natës.
Ai u shpreh se kjo tregon që Putini beson se mund të veprojë pa u ndëshkuar dhe se nuk është serioz për paqen, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.
“Jam i tmerruar nga sulmi i fundit brutal gjatë natës ndaj Kievit dhe në të gjithë Ukrainën, i cili vrau civilë dhe goditi infrastrukturën”
“Këto sulme frikacake tregojnë se Putini beson se mund të veprojë pa u ndëshkuar. Ai nuk është serioz për paqen.Tani, më shumë se kurrë, ne duhet të qëndrojmë të vendosur në mbështetjen tonë për Ukrainën dhe sovranitetin e saj”, është shprehur ai.