Një person është sulmuar fizikisht dhe grabitur në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës në fshatin Përlëpnicë të Gjilanit.
Sipas policisë, dy persona të dyshuar që lëviznin me veturë kanë sulmuar viktimën dhe më pas i kanë marrë një shumë parash, duke u larguar në drejtim të panjohur, transmeton Klankosova.tv.
Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
Rasti po hetohet!