Live

Syla nga OVL-UÇK i ashpër me Kurtin: Mban takime “vëllazërore” me Maqedoninë, ata arrestuan ushtarët e UÇK-së

14:59 / 18 Nëntor 2024

Nga Kosova Live

Kryetari i degës së OVL-UÇK në Pejë, Gazmend Syla ka reaguar pas mbledhjes të përbashkët të dy qeverive të Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut.

Syla përmes një shkrimi në Facebook thotë se arrestimi i ushtarëve të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut është temë që do duhej të alarmonte kryeministrin Albin Kurti.

Ai shkruan se pavarësisht që ushtarët e UÇK-së janë të arrestuar, Kurti organizon takime “vëllazërore” mes dy qeverive, sikur të ishte duke u takuar me Qeverinë e Shqipërisë.

Postimi i plotë:

Arrestimi i ushtarëve të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut është shqetësim që do duhej të alarmonte menjëherë Kryeministrin e Kosovës.

Përkundër kësaj situate të rëndë, ai vazhdon të organizojë takime “vëllazërore” mes dy qeverive, sikur të ishte duke u takuar me Qeverinë e Shqipërisë.

Realiteti është krejtësisht ndryshe.

Vetëm para dy muajsh, u hoqën brutalisht tabelat në gjuhën shqipe nga rrugët e RMV-së, ndërsa para pak javësh u maltretua edhe Presidentja e Kosovës.

A pyeti dikush për përmbajtjen e telefonit të Stoilkoviqit?

Padyshim që do të zbuloheshin të vërteta të hidhura.

Tani e kuptojmë se për çfarë bashkimi kombëtar po flitet – për bashkëvëllazërimin e vjetër titist.

Por, ashtu siç vdiq Tito, do të shuhen edhe mbetjet e fundit të ideologjisë së tij.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...