Live

Të plagosurit në Shtërpcë janë në gjendje stabile, edhe disa ditë do të qëndrojnë në spital

23:30 / 07 Janar 2023

Nga Kosova Live

Ndihmën e parë mjekësore, Stefan e Millosh Stojanoviq e morën në Qendrën e Shëndetit në Shtërpcë.

Dy të plagosurit u sollën këtu, mesditën e së premtes pasi 21 dhe 11 vjeçari kishin disa plage ne trup.

Edhe pse nuk deshi të flas para kamerës, mjeku kujdestar Zoran Stankoviq, tregon se ne çfare gjendje u pranuan pacientet.

Ndërkohë, nga Spitali i Graçanicës ku u derguan pacientet per tretman te metejme e ku aktualisht po qendrojne, kanë bërë me dije se dy viktimat janë ne gjendje stabile.

Periq ka bërë të ditur se pacientët do të qëndrojnë në spital edhe disa dite.

Televizoni ka tentuar të flas edhe me prindërit e të plagosurve në Gotovushë të Shtërpcës, por të njëjtë nuk kanë qenë në shtëpi gjatë së premtes.

Shpërndaje në

U Kopjua